Tashmë është zyrtare. Manor Solomon është lojtari më i ri i Tottenham Hotspur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
Në të thuhet se Solomon ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin londinez deri në vitin 2028. 23-vjeçari sezonin e fundit ka qenë pjesë e Fulhamit në formë huazimi ku spikati me paraqitjet e tij.
Solomon u transferua te Tottenhami si lojtarë i lirë. Ky është përforcimi i radhës për Spursat me drejtuesit që duan t’i vënë në dispozicion trajnerit Postecoglou një skuadër sa më kompetitive. /oversport.tv
Foto: tottenhamhotspur.com
We are delighted to announce the signing of Manor Solomon 🤍
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 11, 2023