Humbja 3-0 në shtëpi përballë Manchester United nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit të Tottenhamit që kanë vendosur që të shkarkojnë nga detyra trajnerin Nuno Espirito Santo.
Rezultatet e dobëta të këtij fillim sezoni kanë ndikuar në këtë vendim dhe tashmë tekniku portugez nuk do të jetë më në krye të pankinës së Spurs-ave. Ka qënë vetë klubi që përmes një njoftimi zyrtar në faqen e vet ka njoftuar shkarkimin e trajnerit.
“Klubi njofton sot se Nuno Espírito Santo dhe stafi i tij teknik Ian Cathro, Rui Barbosa dhe Antonio Dias janë shkarkuar nga funksionet e tyre”. Fabio Paratici, drejtori sportivi klubit ka deklaruar: “E di se sa shumë donin Nuno dhe stafi i tij që të kishin sukses dhe më vjen keq që na u desh të merrnim këtë vendim.
Nuno është një xhentëlmen i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Duam të falenderojmë atë dhe stafin e tij dhe tu urojmë fat në të ardhmen”. Më vonë do të njoftoheni për zhvillimet më të reja në lidhje me çështjen e trajnerit”.
Conte, Paulo Fonseca dhe Sergio Conceicao shihen si zëvendësuesit e Nuno Espirito Santo. /Oversport.tv
Club announcement.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 1, 2021