Zyrtare: Trajneri i kombëtares greke nuk rinovon, largohet në fund të vitit

Trajneri i kombëtares së Greqisë, John van’t Schip, ka vendosur që të largohet nga detyra e tij si seleksionuesi i kombëtares helene. Holandezi ka dhënë këtë njoftim përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram.

“Kam vendosur që së bashku me stafin tim, pas një periudhe prej 2.5 vitesh, të mos vazhdoj më detyrën time si trajner i kombëtares greke të futbollit. Në 31 dhjetor të këtij viti kontrata ime me federatën greke skadon dhe nuk do të ketë një rinovim”, ka shkruar mes të tjerash John van’t Schip.

John van’t Schip mori drejtimin e kombëtares greke në vitin 2019, ndonëse nuk kishte spikatur në punët e tij të mëparshme si trajner, por rezultatet e dobëta me skuadrën helene duket se kanë bërë që bashkëpunimi mes palëve të përfundojë dhe të mos ketë një rinovim të kontratës. / Oversport.tv