Zyrtare/ Tre ndeshje pa fitore janë shumë, Nevil Dede largohet nga Dinamo

Dy humbje radhazi janë shumë për Dinamon dhe pasojat i vuan trajneri Nevil Dede. Ky i fundit është larguar nga drejtimi i stolit të Dinamos pas 17 javësh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në të thuhet se kontrata mes palëve është prishur me marrëveshje të dyanëshme. Tekniku 48-vjeçar largohet kështu pasi në tre ndeshjet e fundit nuk regjistroi dot asnjë fitore duke humbur edhe pozitat që Dinamo mbante si kryesuese e Kategorisë së parë.

NJOFTIMI I KLUBIT

FC Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede.

Tekniku 48-vjeçar nuk do të jetë më në krye të pankinës blu pas marrëveshjes së dyanëshme të arritur mes palëve.

FC Dinamo e falenderon trajnerin Dede për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve në stolin dinamovit dhe i uron suksese në vazhdimësi. /oversport.tv