Zyrtare: Trippier rikthehet në Premier League, bashkohet me Newcastle

Kieran Trippier është rikthyer në Premier League. Mbrojtësi i krahut të djathtë është blerë nga Newcastle United, që e bindi Atletico Madrid me 15 milion euro.

Anglezi ka nënshkruar për 2 vite e gjysmë. Në të shkuarën në Premier League ai ka luajtur me skuadrën e Tottenham.

Pasi është zyrtarizuar, Trippier në rrjetet sociale ka shkruar: “Jam shumë i lumtur që i bashkohem Newcastle. Të gjithë e dinë se tifozët e këtij klubi janë të pasionuar çmendurisht dhe do jap gjithçka për ta.

Mezi po pres të nis nga puna. Faleminderit të gjithëve te Newcastle dhe tifozët për pritjen e ngrohtë që kam marrë”. / oversport.tv