Udinese ka përforcuar repartin e sulmit me një afrim nga kampionati holandez. Sulmuesi Lorenzo Lucca është lojtari më i ri i klubit italian i cili do të luajë për të sezonin e ardhshëm në Serie A.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Udineses përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku prezantohet sulmuesi 22-vjeçar i cili luajti si i huazuar tek Ajaxi, por ishte në pronësi të Pisës.
Lucca do të jetë pjesë e italianëve si i huazuar deri në verën e vitit të ardhshëm. Në 14 paraqitje me Ajaxin sezonin e kaluar në Eredivise, italiani arriti të realizojë dy gola. /oversport.tv
Benvenuto Lorenzo Lucca 🤝
Welcome #Lucca 🙌⚪️⚫️ #AlèUdin #ForzaUdinese #Udinese pic.twitter.com/ixdFFpz5cC
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) July 7, 2023
Foto:Udinese Calcio, Twitter