Zyrtare: Uzuni e mbyll me Ferencvaros, një njoftim larg Granada

Myrto Uzuni zyrtarisht nuk është më lojtar i Ferencvaros, klub me të cilin u shpall kampion në Hungari dhe shënoi 41 gola dhe vetëm pesë prej tyre në ndeshje miqësore.

Uzuni largohet pas 18 muajsh nga hungarezët, që e kishin blerë nga Lokomotiv Zagreb për 1.8 milion euro dhe tani shitet për rreth 3.5 milion euro.

Beratasi i kombëtares shqiptare pritet të zyrtarizohet te Granada, pasi ndodhet në klub dhe ka mbetur vetëm të dalë njoftimi. / oversport.tv