Zyrtare: Vangjel Zguro nis një aventurë të re te kampionët e Maqedonisë së Veriut

Vangjel Zguro është zyrtarisht një lojtar i Strugës. Mbrojtësi pogradecar ka firmosur me skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut.

Ka qenë vetë klubi i Strugës që ka zyrtarizuar blerjen e Zguros përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Një futbollist me eksperiencë vihet në dispozicion të teknikut Duro.

Zguro ka luajtur me shumë skuadra në kampionatin shqiptar dhe sezonin e fundit u aktivizua me skuadrën e Bylisit në Superiore. / Oversport.tv