Zyrtare: Vicario ka bindur, Empoli shfrytëzon të drejtën e blerjes nga Cagliari  

Tashmë është zyrtare. Guglielmo Vicario është totalisht në pronësi të Empolit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Kështu, Empoli përdor të drejtën e blerjes nga Cagliari, pasi sezonin që lamë pas Vicario ishte në formë huazimi. “Guglielmo Vicario është një lojtar i kaltër 100%”, shkruhej në postimin e Empolit.

Megjithatë, edhe pse u ble, Vicario ka mundësi që të largohet nga ekipi i Empolit në merkaton e verës. Ai pëlqehet nga Lazio që në rast se nuk arrin dot marrëveshje për portierin Carnesecchi do të provojë për të afruar Vicarion. /oversport.tv

Foto: Empoli FC, Facebook