Vjen edhe zyrtarizimi, Jude Bellingham do të jetë një lojtar i Real Madridit nisur nga 1 korriku. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Borussia Dortmund me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Në të thuhet se Dortmundi dhe Real Madridi kanë arritur një marrëveshje që 19-vjeçari të vesh fanellën e spanjollëve nisur nga 1 korriku. Bellingham ka firmosur kështu një kontratë që do ta mbajë lidhur me galaktikët deri në vitin 2029.
Sa i përket shifrave, Bellingham do t’i kushtojë Real Madridit rreth 100 milionë euro. Gjithashtu në rast se plotësohen disa objektiva të vendosura nga klubi, kësaj shifre do t’i shtohen gjithashtu edhe 20 milionë të tjera në formë bonusesh. /oversport.tv
Foto: Borussia Dortmund, Facebook