Zyrtare/ Vjen goditja e parë për Flamurtarin, në skuadër afrohet një ish i Laçit

Vjen edhe goditja e parë e Flamurtarit në merkaton e dimrit. Në klub është afruar Emmanuel Mensah i cili është zyrtarish lojtari më i ri i vlonjatëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se 28-vjeçari ka firmosur me Flamurtarin dhe do të jetë në dispozicion të ekipit në janar.

Mensah nuk është një emër i panjohur në futbollin shqiptar. Më parë 28-vjeçari ka qenë gjithashtu edhe pjesë e Laçit. /oversport.tv