Zyrtare: Vllaznia rikthen mbrojtësin Dejan Shehi, firmos për një vit

Tashmë është zyrtare. Dejan Shehi rikthehet te Vllaznia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në të thuhej se Shehi ka firmosur një kontratë një vjeçare me Vllazninë, por me opsion edhe për një vit tjetër.

“Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish së bashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë.

Mirë se erdhe Dajan Shehi!”