Zyrtare/ Vora godet në merkato, afron një sulmues nga elita

Pasi siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, Vora po vijon me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Afrimi i fundit është një nga më të rëndësishmit, pasi te Vora afrohet ish-sulmuesi i Bylisit, Eridon Qardaku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i kanë dhënë edhe mirëseardhjen talentit 22-vjeçar.

“Zyrtare! Eridon Qardaku është futbollisti i Vorës

Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Eridon Qardaku është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Eridon Qardaku i dalë nga akademia e Vllaznisë, nga sezoni 2019 pjesë e Bylis, aktivizuar 3 ndeshje tek ekipi U-21 i Shqipërisë.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen sulmuesit Eridon Qardaku dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, shkruhej në postimin e publikuar nga klubi. /oversport.tv