Vora nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Skuadra e sapongjitur në Kategorinë e Parë ka prezantuar tre afrime të reja. Nën urdhrat e Mërgjyshit do të vihen Ehun Obanor, John Isiah David dhe Serxhio Tafa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Obanor është një njohje e vjetër e elitës së futbollit shqiptar ku më parë ka luajtur edhe për skuadra si Kukësi apo Laçi. Serxhio Tafa ndërkohë ka qenë pjesë e akademisë së Tiranës dhe tashmë ka firmosur me Vorën.
Ndërsa afrimi tjetër është mbrojtësi 18-vjeçar, John Isiah David që ka qenë pjesë e akademisë së Watfordit. /oversport.tv