Pasi ka konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm pjesën më të madhe të lojtarëve që arritën të fitonin titullin kampion në Kategorinë e Dytë, Vora konfirmon edhe trajnerin Artan Mergjyshi në krye të skuadrës sezonin e ri në Kategorinë e Parë.
Drejtuesit e klubit besojnë te projekti I nisur një vit më parë, duke vlerësuar ata që arritën të ngjisin skuadrën në Kategorinë e Parë.
“Futboll Klub Vora njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Artan Mergjyshin. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, pasi edhe te ai, ashtu si te ne mbizotëronte disponim pozitiv që suksesin që kemi bërë ta vazhdojmë bashkarisht, Presidenca do të vazhdojë të krijojë kushtet akoma më të mira për punë, ashtu si kemi bërë deri tani. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij tek FK Vora”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Oversport.tv