Zyrtare: Wolfsburg nuk duron te humbja e katërt, shkarkon Mark van Bommel

Mark van Bommel është shkarkuar zyrtarisht nga gjermanët e Wolfsburg, pas humbjes së fundit kundër Freiburg në shtëpi.

Ujqit pësuan humbjen e katërt radhazi dhe normalisht nga vendi i parë kanë rënë në të tetin përgjatë këtyre javëve.

Klubi i Bundesliga ka dalë me deklaratë ditën e sotme dhe thekson se palët ndërpresin bashkëpunimin me efekt të menjëhershëm.

Holandezi në të shkuarën ka drejtuar moshat e PSV, duke kaluar më pas në krye të ekipit të parë dhe të gjermanët në fillim të këtij sezoni. / oversport.tv