Zyrtare: Zhou firmos me Alfra Romeo, do të jetë piloti i parë kinez në F1

Guanyu Zhou do të bëhet piloti i parë kinez që do të pilotojë një makinë të Formula 1 me kohë të plotë. Ai nënshkroi një kontratë me Alfa Romeo dhe do të jetë piloti i tyre për sezonin 2022.

Ai do të zëvendësojë kështu pilotin italian, Antonio Giovinazzi të cilit nuk iu rinovua kontrata për sezonin tjetër. Zhou do të jetë pjesë e ekipit me Valtteri Bottas që ka nënshkruar muaj më parë me Alfra Romeon.

22-vjeçari do të bëhet piloti i parë kinez që do të garojë në kampionatin Botëror të Formula 1. Pas nënshkrimit të kontratës ka qenë vetë Zhou që ka thënë disa fjalë për aventurën e tij të re.

“Kam ëndërruar që në moshë të re të ngjitem sa më lart në një sport që e kam pasion dhe tani ëndrra ime është realizuar. Është një privilegj për mua të filloj karrierën time në Formula 1 me një ekip ikonë, një ekip që ka futur kaq shumë talente të rinj në Formula 1 në të kaluarën. Tani ëndrra është realitet”. /oversport.tv