Zyrtarizim unik: Vedat Muriqi “pirat”, Mallorca del me deklaratë

Vedat Muriqi bëhet shqiptari i radhës që transferohet në LaLiga, një kampionat jo shumë i eksploruar nga futbollistët me origjinë nga vendi i shqiponjave.

Kalimi i Muriqit nga Lazio te Mallorca u vu shpesh herë në dyshim, por tashmë ka ardhur njoftimi nga klubi spanjoll që e zyrtarizon sulmuesin me një video të veçantë.

Po i veçantë është edhe mesazhi: “Na falni për pritjen, sidomos ju, Vedat”. Muriqi do të jetë i huazuar te Mallorca deri në fund të sezonit.

Klubi spanjoll mund të blejë sulmuesin e Kosovës për 12 milion euro dhe Lazio do të festonte shumë nëse ndodh kjo, pasi në Serie A sulmuesi nuk u përshtat dot asnjë moment. / oversport.