Zyrtarizimi është çështje kohe, Nunez drejt Liverpool për 80 milionë euro

Liverpooli është shumë pranë talentit të Benfica Darwin Nunezi. Sipas asaj që raporton TyC Sport, tashmë është vetëm çështje ditësh që Nunez të veshë fanellën e Liverpool pasi marrëveshja është mbyllur.

Klubi anglez ka bërë një ofertë zyrtare për kartonin e sulmuesit e cila është pranuar nga Benfica. Bëhet fjalë për një ofertë prej 80 milionë eurosh plus 20 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Nga ana tjetër për Nunez është ofruar një kontratë 5-vjeçare me vlerë 6 milionë euro në vit. Sipas të njëjtit burim palët kanë arritur të gjitha marrëveshjet dhe firma në kontratë pritet të vijë në ditët në vijim. /oversport.tv

Foto: Sport Lisboa e Benfica Facebook