Zyrtarizohet afrimi i parë i Romës, Solbakken firmos deri në vitin 2027

Pas zbarkimit në kryeqytet ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar. Ola Solbakken është lojtar më i ri i Romës. Sulmuesi anësor bëhet kështu afrimi i parë për Jose Mourinhon për merkaton e dimrit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Romës me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Solbakken ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me verdhekuqtë deri në vitin 2027.

Sulmuesi norvegjez është afruar si një lojtar i lirë te Roma pasi nuk rinovoi kontratën e tij me Bodo/Glimt. Solbakken ka zgjedhur gjithashtu edhe numrin që do të mbajë veshur në fanellë, i cili do të jetë numri 18. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter