Zyrtarizohet dita dhe vendi për Superkupën e Italisë, derbi luhet në Arabi për trofeun e parë sezonal

Është vendosur edhe zyrtarisht data, orari dhe vendi se ku do të luhet Superkupa e Italisë 2022-2023. Derbi i Milanos për Superkupën do të luhet më 18 janar në orën 20:00.

Finalja mes Milanit dhe Interit do të luhet në Arabinë Saudite në stadiumin “King Fahd International Stadium” i Riyadhit. Në këtë përballje Milani vjen si kampioni në fuqi i Serie A, ndërsa zikaltrit si fituesit e Kupës së Italisë.

Superkupa e Italisë do të luhet midis javës së 18 dhe të 19 të Serie A. Pritet të jetë një përballje mjaft emocionuese duke parë se do të përplasin brirët dy ekipe që përveç faktit se kanë rivalitet të përjetshëm mes njëri-tjetrit, vitin e kaluar luftuan deri në javën e fundit për titullin kampion, një luftë që po vazhdon edhe në edicionin e ri të Serie A. /oversport.tv