Zyrtarizohet një tjetër afrim me peshë te Dinamo, afrohet mbrojtësi i Tiranës

Ashtu si pritej, Realf Zhivanaj është zyrtarisht një lojtar i Dinamos. Ish-mbrojtësi i Tiranës nuk është larguar nga kryeqyteti, por ka firmosur me klubin që militon në Kategorinë e Parë, Dinamon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi “blu” me anë të një postimi në rrjetet sociale. Zhivanaj afrohet te Dinamo pas aventurës së tij te Tirana, ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Tërbunin dhe Kastriotin.

Zhivanaj është një tjetër përforcim me peshë për Dinamon që ka si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Aktualisht Dinamo ndodhet në vendin e parë në kuotën e 24 pikëve, dy më shumë se rivali më i afërt Flamurtari. /oversport.tv