Zyrtarizohet një tjetër largim nga Tirana, edhe Toli shkon në Ukrainë

Pas zyrtarizimit të Ennur Totre dhe Taulant Seferit, Tirana ka njoftuar edhe një tjetër largim në drejtim të Ukrainës. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar edhe largimin e Ardit Tolit në drejtim të Vorskla Poltava.

Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë publik lajmin. Duke i uruar suksese Tolit, Tirana ka bërë zyrtar largimin e tij. Ai bëhet kështu lojtari i tretë i Tiranës që largohet drejt Vorskla Poltava.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin ukrainas FC Vorskla Poltava për lojtarin Ardit Toli. Pas bashkëpunimeve të frytshme me dy lojtarët kampion Ennur Totre dhe Taulant Seferi, klubi ukrainas shprehu interesin mbi blerjen e lojtarit. Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij. I urojmë suksese lojtarit në këtë rrugëtim”, shkruhej në postimin e Tiranës. /oversport.tv