Formula 1 do të ketë së shpejti edhe një pistë të re ku pilotët mund të garojnë. Në këtë sezon është shtuar edhe pista e Qatarit e cila do të zhvillohet në garën e 20 të sezonit që do të mbahet në datat 19-21 nëntor.
Përfaqësuesit e pistës kanë nënshkruar gjithashtu një kontratë me organizuesit që e lidh Qatarit për 10 sezone me Formula 1.
Por kjo nuk është hera e parë që Qatari organizon të tilla evente sportive, pasi ajo është mikpritëse e Motogp që prej vitit 2004.
Përfshirja e garës në kalendar do të krijojë një përfundim sezoni me tre pjesë në Lindjen e Mesme në sezonin 2021. Gara e Qatarit do të ndiqet nga Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, për të përfunduar në Abu Dhabi ku edhe mbyllet sezoni i Formula 1.
/ oversport.tv